AKB: Rinia e Ferizajt konsumatorët më besnik të prodhimeve vendore

Sot në Ferizaj Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Universum international College kanë realizuar Promovimin e Prodhimeve Vendore në kuadër të Projektit “Javët e Biznesit Kosovar 2023” me moto: Unē konsumoj Produkte Vendore, Po Ju? Gjatë aktivitetit të Ekspozimit të produktrve Vendore në objektin e Kampusit të kolegjit Universum morën pjesë mbi 50 kompani, ku prezantuan […]

AKB: Rinia e Ferizajt konsumatorët më besnik të prodhimeve vendore
akb:-rinia-e-ferizajt-konsumatoret-me-besnik-te-prodhimeve-vendore

akb:-rinia-e-ferizajt-konsumatoret-me-besnik-te-prodhimeve-vendore

Sot në Ferizaj Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Universum international College kanë realizuar Promovimin e Prodhimeve Vendore në kuadër të Projektit “Javët e Biznesit Kosovar 2023” me moto: Unē konsumoj Produkte Vendore, Po Ju?

Gjatë aktivitetit të Ekspozimit të produktrve Vendore në objektin e Kampusit të kolegjit Universum morën pjesë mbi 50 kompani, ku prezantuan produktet dhe shërbimet Vendore.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se të rinjtë e Kosovës janë konsumatorët më të besueshëm të prodhimeve vendore dhe potenciali më i qëndrueshëm zhvillimit ekonomik edhe si konsumatore, kuadro dhe profesionit dhe lider të së ardhmes së Kosovës.

Suat Berisha, Kryetar i Bordit të UNI Universum International College tha se kampanja “Unë konsunoj Produkte Vendore, Po Ju? është traditë 21 vjeçare e AKB dhe është i lumtur që sot para nxënësve dhe studentëve po promovohen prodhimet vendore dhe se Kampusi do ti mbështet gjithmonë aktivitetet e AKB-së.

Të pranishëm dhe fjalë përshëndetëse ishin edhe nga Drejtori i zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizaj Balton Dërguti dhe Bahri Salihi – Drejtor i Buxhetit dhe Financave nga Komuna e Kaçanikut si dhe Naim Gashi, drejtor i Qendrës së Punësimit në Ferizaj.

Lumnije Ajdini, drejtore menaxhuese e AKB para të gjithëve prezantoi të gjithë prodhuesit dhe produktet e tyre ku bëri thirrje që për Festat e Fundvitit ti festojnë me Produkte Vendore.