Arrestohet një person në Skenderaj për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Policia bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë  në bazë të provave të siguruara në lokalin e të dyshuarit. “Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) aparate  te lojërave, […]

Arrestohet një person në Skenderaj për organizim të lojërave të fatit
arrestohet-nje-person-ne-skenderaj-per-organizim-te-lojerave-te-fatit

arrestohet-nje-person-ne-skenderaj-per-organizim-te-lojerave-te-fatit

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë  në bazë të provave të siguruara në lokalin e të dyshuarit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) aparate  te lojërave, dy  (2) televizorë, dhe dëshmi tjera relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.