Aksident i rëndë në Dragobil të Malishevës, pesë persona të lënduar

Në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një automjeti udhëtarësh, duke lënë të lënduar pesë persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:35. “Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në […]

Aksident i rëndë në Dragobil të Malishevës, pesë persona të lënduar
aksident-i-rende-ne-dragobil-te-malisheves,-pese-persona-te-lenduar

aksident-i-rende-ne-dragobil-te-malisheves,-pese-persona-te-lenduar

Në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një automjeti udhëtarësh, duke lënë të lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:35.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Front Online

Fotot janë publikuar nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit./Front Online