Aksident i rëndë në Klinë, 9 persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesnatë në Klinë, shkruan FrontOnline. Nga ky aksident, janë lënduar 9 persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor. Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë […]

Aksident i rëndë në Klinë, 9 persona të lënduar
aksident-i-rende-ne-kline,-9-persona-te-lenduar

aksident-i-rende-ne-kline,-9-persona-te-lenduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesnatë në Klinë, shkruan FrontOnline.

Nga ky aksident, janë lënduar 9 persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, tha ai.