Aksident i rëndë në Kroaci, tre të vdekur dhe 12 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 12 të tjerë, transmeton FrontOnline. Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta. Bëhet e ditur […]

Aksident i rëndë në Kroaci, tre të vdekur dhe 12 të plagosur
aksident-i-rende-ne-kroaci,-tre-te-vdekur-dhe-12-te-plagosur

aksident-i-rende-ne-kroaci,-tre-te-vdekur-dhe-12-te-plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 12 të tjerë, transmeton FrontOnline.

Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkakun e ngjarjes./FrontOnline/