PDK kujton Ilir Konushevcin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për UÇK-në. “Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i […]

PDK kujton Ilir Konushevcin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në
pdk-kujton-ilir-konushevcin:-vrasja-e-tij-ishte-humbje-e-madhe-per-uck-ne

pdk-kujton-ilir-konushevcin:-vrasja-e-tij-ishte-humbje-e-madhe-per-uck-ne

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për UÇK-në.

“Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij”, thuhet në postimin e PDK-së.