“Vala mbetet valë”, qytetarët ankohen

Qytetarë të shumtë, janë duke u përballur me probleme pasi shërbimi telefonik i Valës është jashtë funksionit. Duke qenë në dilemë ata së pari menduan se problemi ishte tek telefoni i tyre. “Gati e prisha telin more“, shkroi një qytetar në “Facebook”. Ndërsa edhe të tjerët u ankuan se nuk po munden ta shfrytëzojnë internetin […]

“Vala mbetet valë”, qytetarët ankohen

Qytetarë të shumtë, janë duke u përballur me probleme pasi shërbimi telefonik i Valës është jashtë funksionit.

Duke qenë në dilemë ata së pari menduan se problemi ishte tek telefoni i tyre.

“Gati e prisha telin more“, shkroi një qytetar në “Facebook”.

Ndërsa edhe të tjerët u ankuan se nuk po munden ta shfrytëzojnë internetin dhe as të bëjnë thirrje.

“As Vale,As Internet,As kurgja Vala momentalisht osht OUT kejt edhe ska asni lajm prej operatorit as ne Media Sociale dmth osht OUT kejt…”, shkroi një tjetër.