AKTUALITETE

Makinat e blinduara, ja sa kanë hyrë në Shqipëri dhe kujt i përkasin

470 automjete në Shqipëri, rezultojnë të jenë të blinduara, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Nga këto, 118 janë autovetura dhe fuoristrada në përdorim të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër janë të kompanive private, si në rastet e makinave të blinduara që bëjnë transportin e parave të bankave.

Pjesa më e madhe e makinave të blinduara që përdorin persona të ndryshëm dhe biznesmenë (disa prej tyre edhe subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”) janë më së shumti të regjistruara në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Nga aksionet që Policia ka nisur në terren në të gjithë Shqipërinë, deri më tani janë bllokuar 34 automjete të blinduara që përdoren nga qytetarët. Pas çdo rasti të dyshimtë, ku përdoruesi i tyre nuk disponon dokumentacionin, apo kur policia ka dyshime për mosjustifikim të vlerave të konsiderueshme të këtyre automjeteve me burime të ligjshme, atëherë çështja i kalon Operacionit “Forca e Ligjit”, në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK.

OFL verif..

OFL verifikon nëse automjetet e blinduara janë blerë me para që burim kanë aktivitetet kriminale, ndërsa nga ana tjetër një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, specifikon se do të ndalohet largetimi i makinave të blinduara për persona fizik si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Por si regjistrohen automjetet e blinduara?

Për regjistrimin dhe pajisjen me targa e leje qarkullimi të një autoveture të blinduar, përveç dokumentacionit të nevojshëm që kërkohet për një autoveturë të zakonshme siç janë dokumentet e origjinës, shit/blerjes dhe doganës kërkohet dhe një dokument shtesë. Ky dokument është një autorizim i cili për personat fizik lëshohet nga Drejtoria Vendore e Policisë ndërsa për subjektet nga Drejtoria e përgjithshme e e Policisë së Shtetit.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top