AKTUALITETE

Publikohen pamje, ja momenti kur policia në Prishtinë arreston dy të dyshuar për haraç

Momenti kur policia në Prishtinë arreston dy të dyshuar për haraç

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot ka arrestuar një zyrtar policor dhe një qytetar tjetër në lagjën ‘Veternik’, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Detyrim’, shkruan Gazeta Metro.

Operacionin e koduar me emrin ‘Haraçi’, IPK e kreu gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:00.

Ndërsa, është konfirmuar se nga ky hetim janë arrestuar dy të dyshuar, njëri zyrtar policor që ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative, kurse i dyshuari tjetër ka qenë qytetar.

“IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë”, thuhet në njoftimin e IPK’së.

Gjithastu, Inspektorati bën të ditur se P..

Gjithastu, Inspektorati bën të ditur se Prokuroria ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë, për të dy personat e arrestuar. Sidoqoftë, detaje më të hollësishme rreth rastit ende nuk dihen.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top