Tetovë, hetim për një 28 vjeçar, kreu grabitje me automatik në një kazino

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 28-vjeçari, banues në Neproshten, i dyshuar për grabitje dhe posedim të një pushke automatike, transmeton Portalb.mk. Më 24 prill, i dyshuari i maskuar, ka hyrë në një kazino në Leshok dhe ka kërcënuar me automatik, e cila […]

Tetovë, hetim për një 28 vjeçar, kreu grabitje me automatik në një kazino
Kazino, lojëra të fatit. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 28-vjeçari, banues në Neproshten, i dyshuar për grabitje dhe posedim të një pushke automatike, transmeton Portalb.mk.

Më 24 prill, i dyshuari i maskuar, ka hyrë në një kazino në Leshok dhe ka kërcënuar me automatik, e cila është e ndaluar për qytetarët, punonjësin e sigurimit dhe një person tjetër të pranishëm. Ai e ka repetuar automatikun dhe i ka urdhëruar viktimat të shtrihen në dysheme, pas së cilës nga sirtarët e kasës i ka marrë 329.780 denarë.

Në këtë mënyrë i dyshuari ka kryer vepër penale – Grabitje nga neni 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1, si dhe vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që ai të ndikojë te dëshmitarët dhe ta përsërisë veprën penale. Gjykata ka pranuar propozimin dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.