RMV, afati për ankesa në KSHZ për procedurën e votimit përfundon në orë 19:00, rezultatet do të përmblidhen deri në mesnatë

Sot në ora 19:00 përfundon afati për paraqitjen e ankesa për procedurën e votimit dhe deri në mesnatë afati për ankesa për përmbledhjen e rezultateve, pas së cilës Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duhet të marrë vendim në afat prej 72 orëve, transmeton Portalb.mk. Siç ka sqaruar kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nëse nuk janë të […]

RMV, afati për ankesa në KSHZ për procedurën e votimit përfundon në orë 19:00, rezultatet do të përmblidhen deri në mesnatë
Foto: KShZ

Sot në ora 19:00 përfundon afati për paraqitjen e ankesa për procedurën e votimit dhe deri në mesnatë afati për ankesa për përmbledhjen e rezultateve, pas së cilës Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duhet të marrë vendim në afat prej 72 orëve, transmeton Portalb.mk.

Siç ka sqaruar kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nëse nuk janë të kënaqur me vendimin, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të tij.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet më 8 maj, së bashku me ato parlamentare, vazhdojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të cilët sipas rezultateve fillestare zyrtare kanë fituar më së shumti vota.

Rezultatet fillestare zyrtare të shpallura nga KSHZ-ja tregojnë se kanë votuar mbi 900 mijë qytetarë, përkatësisht dalja ishte 49,93 përqind.

rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.