Aliu: Dolëm nga mbledhja e Asociacionit për shkak se nuk u trajtua kërkesa e tre komunave veriore

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka folur në lidhje me mbledhjen që ka mbajtur sot Asociacioni i Komunave të Kosovës, dhe arsyet që kanë buruar për të dalë nga ky takim. Aliu, theksoi se pakënaqësia e tyre ka të bëjë me një kërkesë që është bërë nga tre komunat veriore për t’u anëtarësuar në Asociacion […]

Aliu: Dolëm nga mbledhja e Asociacionit për shkak se nuk u trajtua kërkesa e tre komunave veriore
aliu:-dolem-nga-mbledhja-e-asociacionit-per-shkak-se-nuk-u-trajtua-kerkesa-e-tre-komunave-veriore

aliu:-dolem-nga-mbledhja-e-asociacionit-per-shkak-se-nuk-u-trajtua-kerkesa-e-tre-komunave-veriore

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka folur në lidhje me mbledhjen që ka mbajtur sot Asociacioni i Komunave të Kosovës, dhe arsyet që kanë buruar për të dalë nga ky takim.

Aliu, theksoi se pakënaqësia e tyre ka të bëjë me një kërkesë që është bërë nga tre komunat veriore për t’u anëtarësuar në Asociacion e sipas tij, kjo pikë e rendit të ditës është refuzuar me vota kundër nga shumica.

“Ne propozuam që një kërkesë që ka ardhur në shtator të vitit të kaluar për aplikim në Asociacionin e Komunave të Kosovës nga tre komunat verore, Leposaviqi, Zubin Potok dhe Zveçanit, asnjëherë nuk është shqyrtuar dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje, nga Asociacioni dhe bordi që udhëheq asociacioni. Na u refuzua kjo pikë e rendit të ditës, me vota kundër nga shumica dhe pastaj në shenjë pakënaqësie dolëm nga kjo mbledhje”, u shpreh Aliu në Klan Kosova.