Ambasadori britanik në Serbi: Ngjarjet në Banjska paraqesin një kërcënim real për stabilitetin rajonal

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Eduard Ferguson tha sot se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje pas ngjarjeve në Banjskë dhe se Beogradi duhet të kontribuojë në hetim sepse nuk ka arsyetim për sulmet ndaj policisë. Në pyetjen se sa mund të ndikojnë ngjarjet në Banjskë në pozicionin e politikës së jashtme të […]

Ambasadori britanik në Serbi: Ngjarjet në Banjska paraqesin një kërcënim real për stabilitetin rajonal
ambasadori-britanik-ne-serbi:-ngjarjet-ne-banjska-paraqesin-nje-kercenim-real-per-stabilitetin-rajonal

ambasadori-britanik-ne-serbi:-ngjarjet-ne-banjska-paraqesin-nje-kercenim-real-per-stabilitetin-rajonal

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Eduard Ferguson tha sot se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje pas ngjarjeve në Banjskë dhe se Beogradi duhet të kontribuojë në hetim sepse nuk ka arsyetim për sulmet ndaj policisë.

Në pyetjen se sa mund të ndikojnë ngjarjet në Banjskë në pozicionin e politikës së jashtme të Serbisë, ai tha se ato përfaqësojnë një kërcënim real për stabilitetin rajonal dhe se askush nuk e dëshiron një gjë të tillë në botën e sotme.

“Partnerët ndërkombëtarë të Serbisë po monitorojnë situatën dhe shpresojnë se Serbia, duke pasur parasysh ndikimin e saj të rëndësishëm në komunitetet në Veri të Kosovës, do të luajë një rol të përgjegjshëm – si në qetësimin e situatës aktuale, ashtu edhe për të ndihmuar në gjetjen e një rruge për një marrëdhënie të qëndrueshme me fqinjët e saj”, tha Ferguson.

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare vazhdon të punojë me Qeverinë e Serbisë dhe organizatat e shoqërisë civile për përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe futjen e ligjeve të reja për median, sepse kritikat po vijnë nga opozita, veçanërisht për lirinë e mediave, por edhe për drejtësinë e zgjedhjeve dhe korrupsionin në Serbi./FrontOnline/