Ambasadori Rohde: Emisari Sarrazin tregoi çka duhet të bëjë Kosova për integrimet euroatlantike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me takimin me kryeministrin Albin Kurti. Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por se edhe i ka përmendur ato çka duhet […]

Ambasadori Rohde: Emisari Sarrazin tregoi çka duhet të bëjë Kosova për integrimet euroatlantike
ambasadori-rohde:-emisari-sarrazin-tregoi-cka-duhet-te-beje-kosova-per-integrimet-euroatlantike

ambasadori-rohde:-emisari-sarrazin-tregoi-cka-duhet-te-beje-kosova-per-integrimet-euroatlantike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por se edhe i ka përmendur ato çka duhet të bëjë Kosova drejt këtij synimi.

“Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, tha Rohde.

Kurti, në njoftimin e tij për takimin me Sarrazin, tha se derisa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, duhet nënvizuar rëndësia “si një platformë për bashkëpunim dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë atë për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”.

Rohde në X shpërndau edhe postimin e presidentes Vjosa Osmani për takimin me Sarrazinin. Këtu ai përmendi procesin e nisur të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Faleminderit për takimin e mirë! Shumë gjëra për të diskutuar sikur çdoherë. Të dy, si anëtarësimi në Këshill të Europës sikurse progresi në Procesin e Berlinit, janë të një rëndësie të lartë për Gjermaninë”, shkroi Rohde./Express/