Apel nga Instituti Hidrometeorologjik për qytetarët: Kujdes nga rrezet e diellit prej orës 11:00, deri në 17:00

Instituti Hidrometeorologjik del me apel për qytetarët: Kujdes nga rrezet e diellit prej orës 11:00, deri në 17:00. instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mërkurën parashikon mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet. Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet […]

Apel nga Instituti Hidrometeorologjik për qytetarët: Kujdes nga rrezet e diellit prej orës 11:00, deri në 17:00

Instituti Hidrometeorologjik del me apel për qytetarët: Kujdes nga rrezet e diellit prej orës 11:00, deri në 17:00.

instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mërkurën parashikon mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet.

Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.

Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Instituti apelon për kujdes që në orët e pikut nga ora 11:00 deri në 17:00 të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë të shtyrë dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike, si tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj.