Arifi: Kurti t’i përgjigjet pozitivisht takimit në Bruksel, të kërkojë me ngulm heqjen e sanksioneve

Që kryeministri Albin Kurti duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim në Bruksel e thotë edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Dritëro Arifi. Por, ai thotë se Kurti në tavolinë duhet të vendo një kusht ndaj ndërkombëtarëve. “Normalisht po besoj që kryeministri duhet të shkojë në tavolinë pavarësisht që Serbia nuk po ndëshkohet, por duhet […]

Arifi: Kurti t’i përgjigjet pozitivisht takimit në Bruksel, të kërkojë me ngulm heqjen e sanksioneve
arifi:-kurti-t’i-pergjigjet-pozitivisht-takimit-ne-bruksel,-te-kerkoje-me-ngulm-heqjen-e-sanksioneve

arifi:-kurti-t’i-pergjigjet-pozitivisht-takimit-ne-bruksel,-te-kerkoje-me-ngulm-heqjen-e-sanksioneve


Që kryeministri Albin Kurti duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim në Bruksel e thotë edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Dritëro Arifi.

Por, ai thotë se Kurti në tavolinë duhet të vendo një kusht ndaj ndërkombëtarëve.

“Normalisht po besoj që kryeministri duhet të shkojë në tavolinë pavarësisht që Serbia nuk po ndëshkohet, por duhet ta kërkojë që të paktën të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovë, dhe ky do të ishte hapi i parë pozitiv nëse arrin si shtet ta bëjmë këtë. Ndërsa dialogu vështirë që të ndalet sepse kjo nuk varet vetëm nga ne, por varet nga bora perëndimore, por bota perëndimore ende nuk po e ndëshkon Serbinë për shkak se ata po shpresojnë që mund të arrijnë që shumë shpejtë ta zbatojnë marrëveshjen franko-gjermane e që unë dyshoj që do të arrihet diçka”, është shprehur Arifi, për Front Online.

Ndërsa, insistimin e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit, Arifi po e sheh si kërkesë të logjikshme, duke thënë se pala kosovare e ka nënshkruar një gjë të tillë.

“Insistimi i ndërkombëtarëve për formimin e Asociacioni nga një këndvështrim është i logjikshëm sepse pala kosovare ato i ka nënshkruar edhe është zotuar edhe publikisht edhe vet kryeministri Kurti kështu që është në një farë forme një përgjegjësi dhe një marrëveshje e Kosovës me ndërkombëtarët, pra është një marrëveshje ndërkombëtare për ne për shkak të raportove që i ka Kosova me bashkësinë ndërkombëtare, respektivisht botën perëndimore”, ka thënë ai.

Ndër pikat më të nxehta të dialogut është Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E arritur në vitin 2013, ajo nuk është zbatuar kurrë, pasi zyrtarët në Prishtinë kanë shprehur shqetësime se kompetencat e gjera për këtë asociacion, do të mund të ndikonin negativisht në funksionalitetin e shtetit.

Por, nga SHBA-ja kanë porositur Kosovën se themelimi i këtij asociacioni duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet t’i bëjë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./Front Online