Arrestohen dy persona në Prizren, nën kërcënimin e thikës grabiten para dhe një telefon

Dy persona janë arrestuar në Prizren,  pasi që nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur viktimës para dhe një telefon. “Me datën 06.09.2023 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se tre të dyshuar nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) nga viktima kanë arritur që të marrin një telefon mobil dhe një shumë të […]

Arrestohen dy persona në Prizren, nën kërcënimin e thikës grabiten para dhe një telefon
arrestohen-dy-persona-ne-prizren,-nen-kercenimin-e-thikes-grabiten-para-dhe-nje-telefon

arrestohen-dy-persona-ne-prizren,-nen-kercenimin-e-thikes-grabiten-para-dhe-nje-telefon

Dy persona janë arrestuar në Prizren,  pasi që nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur viktimës para dhe një telefon.

“Me datën 06.09.2023 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se tre të dyshuar nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) nga viktima kanë arritur që të marrin një telefon mobil dhe një shumë të parave të gatshme.  Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative hetimore në teren ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj dy të dyshuar V.Sh. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar) dhe B.Ç. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) për të cilët janë gjetur prova se kanë qenë të përfshirë në këtë rast. I dyshuari i tretë është në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj që të dy të dyshuarve prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.