Mustafa: Buxheti është orientuar kah subvencionet, e jo tek investimet kapitale që mund të sjellin zhvillim ekonomik

Buxheti i vitit 2024 është përsëritje e buxhetit të vitit 2023. Kështu po vlerëson për Front Online koordinator i Departamentit për Ekonomi në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa. “Kjo Qeveri po shihet se është e përcaktuar që ta ndryshojë ndarjen e buxhetit në favor të kategorisë së subvencioneve dhe në dëm të kategorisë së […]

Mustafa: Buxheti është orientuar kah subvencionet, e jo tek investimet kapitale që mund të sjellin zhvillim ekonomik
mustafa:-buxheti-eshte-orientuar-kah-subvencionet,-e-jo-tek-investimet-kapitale-qe-mund-te-sjellin-zhvillim-ekonomik

mustafa:-buxheti-eshte-orientuar-kah-subvencionet,-e-jo-tek-investimet-kapitale-qe-mund-te-sjellin-zhvillim-ekonomik


Buxheti i vitit 2024 është përsëritje e buxhetit të vitit 2023.

Kështu po vlerëson për Front Online koordinator i Departamentit për Ekonomi në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

“Kjo Qeveri po shihet se është e përcaktuar që ta ndryshojë ndarjen e buxhetit në favor të kategorisë së subvencioneve dhe në dëm të kategorisë së investimeve kapitale që paraqet kategorinë më të rëndësishme për të krijuar kushte për zhvillim ekonomik dhe për rritje të mirëqenies”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, në buxhetin e vitit 2024 nuk ka asnjë projekt të madh .

“Faktikisht deri në shtator të këtij viti janë realizuar vetëm 29% të buxhetit të paraparë për investime kapitale, çka do të thotë që pjesa më e madhe e punëve që janë planifikuar të kryhen në vitin 2023 janë bartur për vitin 2024 dhe pritet që edhe viti 2024 që paraqet vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverie të karakterizohet me një papërgjegjësi sa i përket kryerjes së punëve të parapara në buxhet”, ka shtuar ai.

Mustafa, thotë se pavarësisht që investimet kapitale mund të sjellin zhvillim ekonomik, për to po shkon një përqindje mjaftë e ulët e buxhetit.

“Buxheti vëmendjen kryesore e ka të subvencionet, të transferet prej të cilave nuk pritet që të ketë zhvillim ekonomik. Kategoria më e rëndësishme që janë investimet kapitale shihet që po e ul përqindjen apo pjesëmarrjen e saj në buxhet dhe kur kemi parasysh edhe shkallën e ulët të realizimit të investimeve kapitale atëherë shohim që buxheti i vendit edhe në vitin 2024 kryesisht do të shkojë në dhënien e subvencioneve të ndryshme, ndërsa në investime kapitale do të shkojë një përqindje mjaftë e ulët e atij buxheti”, është shprehur ndër të tjera Mustafa.