Arrestohet avokati kosovar, ia mori 8 mijë euro klientit për t’i korruptuar me to gjykatësit

Ia mori 8 mijë euro klientit për t’i korruptuar me to gjykatësit, arrestohet avokati Kosovar. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një avokat me inicialet H.J, meqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para në shumën […]

Arrestohet avokati kosovar, ia mori 8 mijë euro klientit për t’i korruptuar me to gjykatësit

Ia mori 8 mijë euro klientit për t’i korruptuar me to gjykatësit, arrestohet avokati Kosovar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një avokat me inicialet H.J, meqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një pale në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.

“Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare, sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’.

I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një pale në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari. Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohet për 48 orë.