Arrihet marrëveshja, ky është tranferimi i parë në afatin e verës nga Milan

Kamada firmos me Milanin Mesfushori ofensiv, Daichi Kamada, do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Milanit për edicionin e ri. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Kamada do të prezantohet te Milani javën e ardhshme kur edhe t’i kryejë kontrollimet mjekësore. Bëhet e ditur se Kamada tashmë ka firmosur parakontratë me Milanin […]

Arrihet marrëveshja, ky është tranferimi i parë në afatin e verës nga Milan

Kamada firmos me Milanin

Mesfushori ofensiv, Daichi Kamada, do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Milanit për edicionin e ri.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Kamada do të prezantohet te Milani javën e ardhshme kur edhe t’i kryejë kontrollimet mjekësore.

Bëhet e ditur se Kamada tashmë ka firmosur parakontratë me Milanin dhe gjatë prezantimit do ta firmosë atë deri në verën e vitit 2028.

26-vjeçari te Milani do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muajin tjetër i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin.

Kamada prej vitit 2019 luan te Frankfurti dhe vlerësohet ndër lojtarët më të dalluar në kampionatin gjerman.

Në edicionin e fundit Kamada ka realizuar 16 gola dhe ka bërë 7 asistime në 46 paraqitje për Frankfurtin në të gjitha garat.