Atiq për situatën në veri: Çmimi mund të jetë largimi im nga pushteti

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pas situatës në veri ka thënë se edhe më herët është ditur se Lista Serbe është organizata që ka bashkëpunuar me mafi e tash po del që merren edhe me terrorizëm. “I përket institucioneve shtetërore që ndermarrin hapa ndaj tyre sepse ky akt e cenon shtetësinë […]

Atiq për situatën në veri: Çmimi mund të jetë largimi im nga pushteti
atiq-per-situaten-ne-veri:-cmimi-mund-te-jete-largimi-im-nga-pushteti

atiq-per-situaten-ne-veri:-cmimi-mund-te-jete-largimi-im-nga-pushteti

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pas situatës në veri ka thënë se edhe më herët është ditur se Lista Serbe është organizata që ka bashkëpunuar me mafi e tash po del që merren edhe me terrorizëm.

“I përket institucioneve shtetërore që ndermarrin hapa ndaj tyre sepse ky akt e cenon shtetësinë e Kosovës”, tha Atiq në Kanal10.

Ai ka thënë tutje se tash e dy vjen është duke u bërë një punë e mirë në shtrirjen e sovraniterit në komunat veriore.

“Unë i kam kryer të gjitha veprimet e mia duke anuluar vendimet e kaluara që bien ndesh me kushtetutën e Kosovës”, tha tutje ai.

Ai në fund tha që çfarëdo veprimi që fuqizon votuesin ai do të përkrahë.