Autobusët e NQP-së nesër do të qarkullojnë sipas orarit të dielës

Për shkak të festës shtetërore 2 gusht- Ilindeni, transporti publik në kryeqytetin e Shkupit, nesër, të mërkurën  do të qarkullojë sipas orarit të dielës, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik “Shkup” (NQP), raporton Portalb.mk. Nga atje thonë se për nesër, të gjitha pikat e shitjes së NQP-së do të jenë të mbyllura. Nga ana tjetër, […]

Autobusët e NQP-së nesër do të qarkullojnë sipas orarit të dielës
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

Për shkak të festës shtetërore 2 gusht- Ilindeni, transporti publik në kryeqytetin e Shkupit, nesër, të mërkurën  do të qarkullojë sipas orarit të dielës, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik “Shkup” (NQP), raporton Portalb.mk.

Nga atje thonë se për nesër, të gjitha pikat e shitjes së NQP-së do të jenë të mbyllura.

Nga ana tjetër, teleferiku do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10:00 deri në orën 20:00, me udhëtimin e fundit të planifikuar nga poshtë deri në krye në periudhën nga 19 deri në ora 19:30, ndërsa udhëtimi i fundit nga lartë është në ora 19:45.