Avdyli: Sipas logjikës së opozitës për çdo vendim duhet të pyetet Gjykata Kushtetuese, ndërsa Parlamentit me ia vendos drynin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar pasi AAK ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale. Haxhiu në reagimin e tij ka thënë se sipas kësaj opozite, Kuvendi i Kosovës dhe vendimet e të zgjedhurve të popullit nuk vlejnë asgjë. “Sipas logjikës së tyre për çdo […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar pasi AAK ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale.
Haxhiu në reagimin e tij ka thënë se sipas kësaj opozite, Kuvendi i Kosovës dhe vendimet e të zgjedhurve të popullit nuk vlejnë asgjë.
“Sipas logjikës së tyre për çdo vendim duhet të pyetet Gjykata Kushtetuese, e parlamentit me ia vendos drynin. Ata do duhej që edhe zgjedhjen e qytetarëve më 14 shkurt ta dërgonin në Gjykatë kushtetuese, ndoshta ua kishin dhënë fitoren në tavolinë. Apo ndoshta sipas tyre duhet shuar edhe partitë dhe të mos ketë vendime bazuar ne pluralizëm e demokracinë e shumicës”, ka pohuar ai.
Deputeti ka deklaruar se opozita ka nisur ta humb edhe arsyen.
“Opozitë në rrugë pa kry, të humbur, të dëshpëruar nga humbja e privilegjeve si duket kanë nisur të humbin edhe arsyen”, vijon reagimi i tij.