Avni Arifi paralajmëron zgjedhje pas verdiktit të Kushtetueses për Asociacionin

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi në një prononcim për Front Online ka folur edhe për epilogun e Asociacionit. Sipas Arifit, partia në pushtet së shpejti do ta dërgojë vendin në zgjedhje. Ai thotë se kjo do të ndodh pasi verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. “Në atë çfarë reflektojnë zyrtaret e VV-së shanset janë reale që […]

Avni Arifi paralajmëron zgjedhje pas verdiktit të Kushtetueses për Asociacionin
avni-arifi-paralajmeron-zgjedhje-pas-verdiktit-te-kushtetueses-per-asociacionin

avni-arifi-paralajmeron-zgjedhje-pas-verdiktit-te-kushtetueses-per-asociacionin


Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi në një prononcim për Front Online ka folur edhe për epilogun e Asociacionit.

Sipas Arifit, partia në pushtet së shpejti do ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Ai thotë se kjo do të ndodh pasi verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.

“Në atë çfarë reflektojnë zyrtaret e VV-së shanset janë reale që pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e statuti të Asociacionit, VV do ta dërgoj vendin në zgjedhje”, thotë Arifi për Front Online.

Partitë opozitare në vend kanë kërkuar që dokumenti i Asociacionit të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Draft-statuti i hartuar nga diplomacia perëndimore iu dorëzua Qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe asaj të Serbisë, në fund të tetorit-2023./Front Online/