Azemi: Punëtorët teknik në Prishtinë do të paguhen 400 euro, do u paguhet edhe stazhi i punës

Më 5 shkurt të këtij viti punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë në sektorin privat kanë hyrë në grevë. Punëtorët teknikë kanë kërkuar që paga e tyre të balancohet me punëtorët e sektorit publik. Për mirëmbajtjen e shkollës, këta punëtorë marrin pagë rreth 250 euro, e kolegët e tyre që paguhen nga buxheti i […]

Azemi: Punëtorët teknik në Prishtinë do të paguhen 400 euro, do u paguhet edhe stazhi i punës
azemi:-punetoret-teknik-ne-prishtine-do-te-paguhen-400-euro,-do-u-paguhet-edhe-stazhi-i-punes

azemi:-punetoret-teknik-ne-prishtine-do-te-paguhen-400-euro,-do-u-paguhet-edhe-stazhi-i-punes


Më 5 shkurt të këtij viti punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë në sektorin privat kanë hyrë në grevë.

Punëtorët teknikë kanë kërkuar që paga e tyre të balancohet me punëtorët e sektorit publik.

Për mirëmbajtjen e shkollës, këta punëtorë marrin pagë rreth 250 euro, e kolegët e tyre që paguhen nga buxheti i Komunës së Prishtinës paguhen 390 euro.

Por, vetëm tri ditë më vonë më saktësisht më 8 shkurt Komuna e Prishtinës arriti marrëveshje me ta.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke lejuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit.

E, me këtë marrëveshje paga e këtyre punëtorëve do të jetë 400 euro duke përfshirë edhe stazhin e punës.

Këtë e ka bëtë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së Pavarut të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

“Paga e tyre më herët ka qenë 250 euro, dhe tash kemi dokument zyrtar që paga e këtyre njerëzve do të jetë 400 euro pra tenderi që besoj që vetëm ka dalë të hënën, ajo është pagë 400 euro duke përfshirë edhe stazhin e punës që nënkupton që paga e tyre do të jetë mbi 400 euro varësisht prej stazhit të punës”, është shprehur ai.

I, pyetur se kur pritet që këta punëtor do të fillojnë të marrin këtë pagë, Azemi ka thënë se kjo varet prej procedurave të tenderit.

“Të hënën u dashtë me dal tenderi për pagat e reja dhe për kushtet e reja. Në procedurën e shpejtë që do të del do të përfundojë ky tenderim dhe me përfundimin e këtij tenderi të vjetër do të hyjë në fuqi automatikisht tenderi i ri i cili është shumë më i avancuar dhe me kushte shumë më të mira”, ka shtuar Azemi.

Kurse, nënkryetarja e Kryeqytetit dhe ushtruese e detyrës së drejtores së Arsimit, Jehona Lushaku në ditën e arritjes së marrëveshjes deklaroi se janë dakorduar që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave./Front Online