Bajrami i VV-së për opozitën: E kanë humbur identitetin e tyre politik

Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja edhe njëherë e kanë konfirmuar se nuk do të votojnë asnjë ligj dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare që do të vij në Kuvend. E, deputeti i VV-së, Alban Bajrami, thotë se opozita njëjtë ka vepruar edhe më herët, pos kur kanë pasur presion ndërkombëtar për të votuar. “Partitë opozitare nuk […]

Bajrami i VV-së për opozitën: E kanë humbur identitetin e tyre politik
bajrami-i-vv-se-per-opoziten:-e-kane-humbur-identitetin-e-tyre-politik

bajrami-i-vv-se-per-opoziten:-e-kane-humbur-identitetin-e-tyre-politik


Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja edhe njëherë e kanë konfirmuar se nuk do të votojnë asnjë ligj dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare që do të vij në Kuvend.

E, deputeti i VV-së, Alban Bajrami, thotë se opozita njëjtë ka vepruar edhe më herët, pos kur kanë pasur presion ndërkombëtar për të votuar.

“Partitë opozitare nuk është se kanë vepruar ndryshe gjatë këtyre dy viteve sa kanë kaluar tashmë të këtij legjislativi, ata në raste të veçanta duke kushtëzuar në shumë raste kanë votuar bile bile edhe në afatet e fundit pasi ka pasur presion ndërkombëtar kanë votuar. Përndryshe, kemi raste kur edhe jemi marrë vesh që të kalohen projekte të caktuara dhe në fund kanë ndërruar mendje vetëm pasi kanë kaluar kërkesat e tyre”, ka deklaruar Bajrami për Front Online.

Sipas tij, opozita e ka humbur identitetin politik.

“Nuk pres diçka të re nga kjo opozitë, pres qasje bllokuese siç kanë pasur deri më tani, por mendoj se kjo është për shkak se janë në një situatë të vështirë, kanë humbur identitetin e tyre politik dhe janë duke kërkuar identitet të ri politik për të cilin s’po e gjejnë dot dhe po e manifestojnë me sjellje të dhunshme brenda Kuvendit dhe jashtë Kuvendit”, ka shtuar ndër të tjera Bajrami.