Bardhi: Ahmetaj e dinte që do kërkohej arrestimi i tij

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka ditur se SPAK do kërkontë arrestimin e tij. I ftuar në “Open” të News 24 për të disktutuar “arratisjen” e Ahmetak, Bardhi tha se kërkesa ka ardhur në Kuvend më datë 10 korrik dhe i vetmi autoritet që do […] The post Bardhi: Ahmetaj e dinte që do kërkohej arrestimi i tij appeared first on Newsbomb Albania.

Bardhi: Ahmetaj e dinte që do kërkohej arrestimi i tij

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka ditur se SPAK do kërkontë arrestimin e tij.

I ftuar në “Open” të News 24 për të disktutuar “arratisjen” e Ahmetak, Bardhi tha se kërkesa ka ardhur në Kuvend më datë 10 korrik dhe i vetmi autoritet që do të kishte informacion, sipas tij është Edi Rama. Politikani pretendoi se Ahmetaj ka ikur sapo është firmosur kërkesa për arrestim, duke theksuar se ka patur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

“Kërkesa ka ardhur në Kuvend në datën 10. I vetmi autoritet që mund të ketë informacion për kërkesën e SPAK do ishte Edi Rama. Askush tjetër nuk ka atë akses. SPAK do duhet të vepronte duke dërguar me urgjencë kërkesën. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij”, është shprehur Gazmend Bardhi.

Më pas ai  tha se duke lexuar dosjen e SPAK për Ahmetajn, kuptohet që është një aferë qeveritare e cila përfshin kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë në administratën publike. Bardhi thotë se Rama do jetë në dijeni nësë ish-ministri i financave do të lokalizohet, duke shtuar se kryeministri menaxhon insitucione ligjzbatuese që verifikojnë persona në kërkim.

“Së pari sepse ai menaxhon instituciuone ligjzbatuese që e  kanë për detyrë të verifikojnë se ku ndodhen persona në kërkim. Ahmetaj nuk është ende nje person i shpallur ne kerkim por në momentin  që do të shpalllet, është Policia e Shtetit që bëjnë verifikimin se ku ndodhet personi. Unë kam përshtypjen se Edi Rama, i cili e ka patur bashkëpunëtor Ahmetajn dhe e ka akoma, do të duhet ta dijë ku ndodhet ai dhe ka një detyrim të garantojë  që Ahmetaj të vihet në dispozicion të drejtësisë.

E kam degjuar shpesh që flet për denime persoinale (referuar Ramës), sigurisht që dënimi është personal, por në rastin konkret në aferën ku është përfshirë Ahmetaj nuk është aferë personale nga e cila Edi Rama mund të lajë duart duke thënë që un mund ti nënshtrohem reformës në drejtësi. Afera për të cilën akuzohet Ahmetaj, nëse lexon dosjen e SPAK kupton që është një aferë qeveritare që përfshin Ramën dhe zyrtarë të nivelit specialitst në administratëm publike” deklaroi Bardhi.

The post Bardhi: Ahmetaj e dinte që do kërkohej arrestimi i tij appeared first on Newsbomb Albania.