PS s’do e mbrojë Ahmetajn, emrat e propozuar që do zëvendësojnë Ballën në Kuvend

Detaje janë zbardhur në lidhje me takimin që po mban Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje është diskutuar për zgjedhjen e kreut të socialistëve në Kuvend. Emrat që mund të zëvendësojnë Taulant Ballën, janë Emonela Felaj ose Tonin Gogu. Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, Tama ka propozuar Emrin e Taulant Ballës për ministër […] The post PS s’do e mbrojë Ahmetajn, emrat e propozuar që do zëvendësojnë Ballën në Kuvend appeared first on Newsbomb Albania.

PS s’do e mbrojë Ahmetajn, emrat e propozuar që do zëvendësojnë Ballën në Kuvend

Detaje janë zbardhur në lidhje me takimin që po mban Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Në këtë mbledhje është diskutuar për zgjedhjen e kreut të socialistëve në Kuvend. Emrat që mund të zëvendësojnë Taulant Ballën, janë Emonela Felaj ose Tonin Gogu.

Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, Tama ka propozuar Emrin e Taulant Ballës për ministër të Brendshëm.

Mirëpo një tjetër temë që është diskutuar në mbledhje është dhe kërkesa e SPAK që i bëri Kuvendit për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.

Nga burime për media, por asgjë e Konfimruar, raportohet se mazhoranca nuk do ta marrë në mbrojtje dhe do i hapin rrugën SPAK që të merret me hetimet edhe më tej.

Kujtojmë që shpesh gjatë arrestimeve të zyrtarëve të PS, Rama ka deklaruar se partia nuk do bëhet zyrë avokatie për askënd dhe se përgjegjësitë janë individuale.

Lexo edhe: Firmosur nga Dumani, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit, kërkohet autorizim dhe për kontroll në banesën e Ahmetajt

SPAK kërkon leje nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetajt

Lulzim Basha përshëndet SPAK: Mos u ndalni vetëm me arrestimin e Arben Ahmetaj

“Follow the money”, Kryemadhi reagon për kërkesën për arrestimin e Ahmetajt

The post PS s’do e mbrojë Ahmetajn, emrat e propozuar që do zëvendësojnë Ballën në Kuvend appeared first on Newsbomb Albania.