BE-ja do t’i jep Ballkanit Perëndimor dy miliardë euro ndihmë deri në vitin 2027

Parlamenti evropian sot me 517 vota “për”, 56 “kundër” dhe 30 “të përmbajtur” e miratoi Raportin e bashkëraportuesve, eurodeputetëve kroatë, Tonino Picula dhe Karlo Resler për Rregulaltivën për krijim të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili paraqet instrument financiar për implementimin e Planit për rritje të rajonit, raporton MIA. Me Planin […]

BE-ja do t’i jep Ballkanit Perëndimor dy miliardë euro ndihmë deri në vitin 2027
Ballkani Perëndimor. Foto: Arman Fazlic në Canva

Parlamenti evropian sot me 517 vota “për”, 56 “kundër” dhe 30 “të përmbajtur” e miratoi Raportin e bashkëraportuesve, eurodeputetëve kroatë, Tonino Picula dhe Karlo Resler për Rregulaltivën për krijim të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili paraqet instrument financiar për implementimin e Planit për rritje të rajonit, raporton MIA.

Me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurohet përforcim ekonomik të vendeve nga rajoni, nxitje të reformave të tyre të brendshme dhe tërheqje të investimeve, me çka ato shumë shpejtë do t’i ndjejnë përfitimet nga afrimi drejt BE-së, ndërkaq në të njëjtën kohë ky instrument mund të çojë drejt rritjes së dyfishtë të ekonomive të tyre në 10 vitet në vijim.

Instrumenti i Planit për rritje, që për tërë Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro, do të realizohet në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027, duke filluar nga ky vit në 4 vitet e ardhshme.

Ndihma financiare do të jetë e lidhur me dinamikën reformuese në secilin shtet.

Raportuesi i Komitetit për punë të jashtme të PE-së lidhur me rregullativën ligjore, eurodeputeti kroat, Tonino Picula gjatë debatit të djeshëm theksoi se fillimisht kushtet e vendosura janë zgjeruar edhe me kërkesën për luftë kundër dezinformatave, harmonizim të regjimit të vizave me atë të Unionit, për organizim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe prë sundim të së drejtës, ndërsa për Kosovën dhe Serbinë parakusht i veçantë janë edhe rezultatet nga dialogu i tyre.

Sipas eurokomisares për barazi, Helena Dali, realizimi i Planit për rritje, përkatësisht pagesës së mjeteve të para nga ai, duhet të fillojë gjatë verës, por kjo do të varet nga shpejtësia me të cilën do të përpunohen dhe harmonizohen agjendat reformuese, përgatitjet e të cilës janë në rrjedhë.

Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat përfaqësojnë 27 vendet anëtare të bllokut, kanë arritur marrëveshje më 4 prill për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Ky Plani ishte miratuar nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.