Behgjet Pacolli: Premtimet e Qeverisë për “duart e pastra” tingëllojnë boshe, populli po i vuan pasojat e korrupsionit

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli i Kosovës po vazhdon t’i vuajë pasojat e këtij problemi. Për luftimin e tij duhet të merren hapa për të mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në aktivitete korruptive, thotë Pacolli. “Është shumë e […]

Behgjet Pacolli: Premtimet e Qeverisë për “duart e pastra” tingëllojnë boshe, populli po i vuan pasojat e korrupsionit
behgjet-pacolli:-premtimet-e-qeverise-per-“duart-e-pastra”-tingellojne-boshe,-populli-po-i-vuan-pasojat-e-korrupsionit

behgjet-pacolli:-premtimet-e-qeverise-per-“duart-e-pastra”-tingellojne-boshe,-populli-po-i-vuan-pasojat-e-korrupsionit


Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe.

Ai deklaroi për Front Online se populli i Kosovës po vazhdon t’i vuajë pasojat e këtij problemi.

Për luftimin e tij duhet të merren hapa për të mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në aktivitete korruptive, thotë Pacolli.

“Është shumë e qartë se vetëm retorika është e pamjaftueshme për të luftuar korrupsionin e rrënjosur që rrënon Kosovën. Duhet të ndërmerren hapa të prekshëm për të mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në aktivitete korruptive dhe për të zbatuar reforma gjithëpërfshirëse që synojnë nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies. Pa veprime kuptimplota, premtimet e qeverisë për “duart e pastra” tingëllojnë bosh dhe populli i Kosovës vazhdon të vuajë pasojat e korrupsionit sistemik”, theksoi Pacolli.