Bekim Haxhiu pas protestës: Koha e tradhtarëve po përfundon

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pas përfundimit të protestës së organizuar nga Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër qeverisë, ka thënë se koha “tradhtarëve po përfundon”. Haxhiu thotë se qeveria e Albin Kurtit, të cilën e quan “Qeveri kuislinge” nuk mund ta izolojë Kosovën, e të diskriminojë […]

Bekim Haxhiu pas protestës: Koha e tradhtarëve po përfundon

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pas përfundimit të protestës së organizuar nga Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër qeverisë, ka thënë se koha “tradhtarëve po përfundon”.

Haxhiu thotë se qeveria e Albin Kurtit, të cilën e quan “Qeveri kuislinge” nuk mund ta izolojë Kosovën, e të diskriminojë luftëtarët e lirisë.

“Qeveria kuislinge e Kurtit nuk mund ta izoloj dhe sanksionoj Kosovën, nuk mund t’i diskriminoj luftëtarët e lirisë, veteranët e UÇK-së e te paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës.Koha e tradhetarëve dhe trushperlarëve po përfundon njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar ai.

 

Kujtojmë se Haxhiu bashkë me disa deputetë të tjerë nga opozita ishin pjesë e protestës.