Beqa: Qeveria, e paaftë me veprimet në veri, Kurti dëmtoi imazhin e vendit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për situatën në veri të vendit. Ai tha për Front Online se Kurti ka dëmtuar imazhin e Kosovës me veprimet që ka marr në veri. Tutje, Beqa thotë se Qeveria me angazhimin në veri është treguar e paaftë. “Kurti nga fillimi i aventurës së tij në veri ka […]

Beqa: Qeveria, e paaftë me veprimet në veri, Kurti dëmtoi imazhin e vendit
beqa:-qeveria,-e-paafte-me-veprimet-ne-veri,-kurti-demtoi-imazhin-e-vendit

beqa:-qeveria,-e-paafte-me-veprimet-ne-veri,-kurti-demtoi-imazhin-e-vendit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai tha për Front Online se Kurti ka dëmtuar imazhin e Kosovës me veprimet që ka marr në veri.

Tutje, Beqa thotë se Qeveria me angazhimin në veri është treguar e paaftë.

“Kurti nga fillimi i aventurës së tij në veri ka bërë eksperimente pa dhënë një analizë konkrete dhe fatkeqësisht çdo veprim i tij ka ardh me një pasojë dhe dëm që i ka kushtuar Kosovës. Kurti e ka dëmtuar imazhin e vendit me të gjitha veprimet që i ka marr atje, ne të gjithë jemi që të shtrihet sovraniteti dhe të implementimet Kushtetuta e Kosovës cdo pjesë të vendit por atje nuk është rritur sovraniteti, përkundrazi kemi krijuar situatën me të komplikuar”.

Beqa i ka bërë thirrje Kurtit të jetë më i vëmendshëm.

“Kurti duhet të ketë një vigjilent  më të theksuar me Serbinë se Vuçiq po përdor situatën në veri për të fituar poena atje ne nuk duhet të bëjmë në grackat e Vuçiqit, kjo në këtë drejtim dhe na ka kushtuar një dëm i madh”, thotë Beqa.