Berisha i PDK-së: Nëse kalon Asociacioni, një pjesë e territorit del jashtë kontrollit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët evropianë në Bruksel, tha pak ditë më parë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha në një intervistë për Front Online se draft-statuti i pranuar […]

Berisha i PDK-së: Nëse kalon Asociacioni, një pjesë e territorit del jashtë kontrollit të Kosovës
berisha-i-pdk-se:-nese-kalon-asociacioni,-nje-pjese-e-territorit-del-jashte-kontrollit-te-kosoves

berisha-i-pdk-se:-nese-kalon-asociacioni,-nje-pjese-e-territorit-del-jashte-kontrollit-te-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët evropianë në Bruksel, tha pak ditë më parë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha në një intervistë për Front Online se draft-statuti i pranuar përbën një tradhti dhe se me të një pjesë e territorit del nga kontrolli i Kosovës dhe kalon tek kontrolli i Serbisë.

“Më shqetësuese se Asociacioni për mua është propaganda që po zhvillohet përmes mediave për ta krijuar mjegullën që qytetarët të mos e kuptojnë se po bëhet një tradhti dhe që një pjesë e territorit del nga kontrolli i sovrantitetit politik të shtetit tonë dhe do ta ushtrojë Serbia përgjithmonë, nëse Asociacioni kalon”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, në vend të njohjes, siç ishte paraparë tek ujdia e Uashingtonit, temë tash është bërë Zajednica.

“Në bazë të planit franko-gjerman, janë dokorduar që Serbisë t`i hiqet detyrimi për të njohur Kosovën. Ka mbet vetëm pika e tretë që janë 39 marrëveshje për normalizim të raporteve. Ne vend të njohjes që ka qenë në ujdinë e Uashingtonit, tani e kanë vendos Zajdendicen, dhe jo Asociacionin”, theksoi Berisha.

Deputeti i PDK-së thotë se Asociacioni nuk do të jetë i tipit të një organizate joqeveritare.

“Nuk kemi të bëjmë me organizim të tipit OJQ, por me një bashkësi të komunave që është rregullim admnistrativ territorial i ri apo i pjesës së territorit të Kosovës dhe Asociacion i hapur që do të integrojë vendbanimet tjera të komunitetit serb brenda territorit të Kosovës, jo veç në veri. Ky Asociacion, me kamuflimin e tij me termin mashtrues, ndërmjetësit e huaj i bënë të pandershëm në aspektin diplomatik në raport me Kosovën, duke thënë se ka me ndodh njohja faktike nga Serbia”, tha Berisha për Front Online.

Berisha sqaroi kuptimin e njohjes faktike nga ana e Serbisë, të cilën po e premtojnë ndërkombëtarët.

“Gjendja faktike është një gjendje stabile jo afatgjate dhe mbetet e tillë deri në momentin që ai që ka forcë e merr një veprim dhe e ndryshon. Gjendjen faktike e ka njohur Serbia që nga ujdia tekniko-ushtarake e Kumanovës, kur u vendos zona e sigurisë kufitare, 5 km tokësore, 25 km ajrore. Serbia e njeh gjendjen faktike. Por kjo është e paqëndrueshme deri sa nuk ka njohje de jure. Sepse statusi juridik e rregullon pronësinë në një territor”, potencoi Berisha.

Hisen Berisha: Kurti dhe Sveçla u munduan t`i denigrojnë policët elitarë që protestuan para Policisë

Pjesëtarët e FIT-it po kërkojnë kushte më të mira nga Qeveria e cila së fundmi i zhgënjeu ata me shtesat për rrezikshmërinë.

Ata dolën me maska para qeverisë në shenjë proteste.

Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika.

Në emër të grupit protestues, ai tha se kërkojnë rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i brendshëm Xhelal Sveçla me postimet e tyre, ku thanë se këta pjesëtarë u paguan nga 2200 euro, u munduan t`i denigrojnë.

“Sjellja e njësive elitare para Qeverisë, e pash që këto veprime të policisë, po mundohen me propogandë, ministri dhe kryeministri, dy dezertorë të luftës, që kishin fyer policët, u munduan t`i denigrojnë dhe me termin se këta kanë lanë territorin dhe po vijnë e protestojnë. Duan t`i nxjerrin në taborrin e njërëzve që nuk kanë përgjegjësi ndaj tyre. Policia e Kosovës, kapaciteti që ishte në protestë, e kanë detyrim, 35 % te kapaciteteve me i pasë në detyrë. Ata nuk kanë qenë të pambuluar”.

Ai tha se rroga e një polici si atyre të Fitit është gjithsej 700 euro, teksa e quajti rrugaç ministrin Sveçla.

“S`jau kanë pagu as orët shtese e as rrezikshërinë. E dini mirë se kush është ministër, janë 9 policë pa sy, kur ai ka qenë rrugaq, kur i ka sulmu institucionet”, theksoi Berisha.

Deputeti i PDK-së: Minatorët janë harruar nga Qeveria Kurti

Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë.

Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Deputeti Hisen Berisha tha se ata janë harruar nga Qeveria, e cila s`po i viziton gjatë grevës.

“Minatorët na kujtojnë vitet 88 dhe 89. Misionin që ata i vunë vetës. Ishim krah minatoreve atë botë dhe rrënuam krijesën artificiale, Jugosllavinë. Sot ky diell është shuar. S`kanë përkrahje, as studentore, po as qytetare dhe qeveria mban qëndrime ku as nuk i viziton,  kanë shku deri aty sa gati njerëit vdesin brenda”, deklaroi Hisen Berisha.

Sipas tij, Qeverisë i konvenojnë krizat e brendshme lidhur me fshehjen e Asociacionit.

“Qeveritarët po provokojnë situatën në arsim. 25 euro rritje me ngritjen e koeficientit. Qeverisë po i duhet me pasë kriza sepse ka me implementu tradhtinë, duke ia heq 1/3 e territorit, duke e fut nën sovrantitetin e Serbisë”, potencoi Berisha.

Berisha i PDK-së: Qeveria Kurti ta çojë mandatin deri në fund, të zhvishet komplet nga mashtrimi

Hisen Berisha është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se Qeveria Kurti duhet ta çojë deri në fund mandatin e saj, për t`u zhveshur komplet siç thotë ai nga mashtrimet dhe gënjeshtrat.

“Mendoj që Qeveria duhet me përmbyll mandatin, të zhveshet komplet nga mashtrimet dhe gënjeshtrat. Ka ardh me kauza, si bashkimi kombëtar dhe jetë përrallore, u livduan me 8 miliardë euro investime, gjema një veper madhore të saj”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, korrupsioni në Qeverinë Kurti ka arritur kulmin.

“Kemi të bëjmë me hajni, si në energji elektrike, rezerva shtetërore. Korrupsioni arriti në kulmin më të madh në Kosovë e rajon”, tha deputeti Berisha./Front Online/