Bislimi takohet me Çobajn: “Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes fuqizimit të bashkëpunimit”

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj. “Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit” tha Bislimi në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian, bëjnë […]

Bislimi takohet me Çobajn: “Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes fuqizimit të bashkëpunimit”
bislimi-takohet-me-cobajn:-“perparimi-i-dy-vendeve-perforcohet-permes-fuqizimit-te-bashkepunimit”

bislimi-takohet-me-cobajn:-“perparimi-i-dy-vendeve-perforcohet-permes-fuqizimit-te-bashkepunimit”

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.

“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit” tha Bislimi në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur nga zyra e kryeministrit.

Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.

Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.

Më tej, raportohet se palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal.

bislimi