Bochsler: Qeveria e Serbisë po luan me kartën e Kosovës në zgjedhje

Partia Progresive Serbe në pushtet po mundohet ta ndryshojë diskursin rreth të cilit bazohen zgjedhjet dhe loja me kartën e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Bochsler, profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Zgjedhjet e dhjetorit, të cilat janë shpallur për Kuvendin e Serbisë, janë legjitime, edhe pse janë të […]

Bochsler: Qeveria e Serbisë po luan me kartën e Kosovës në zgjedhje
bochsler:-qeveria-e-serbise-po-luan-me-karten-e-kosoves-ne-zgjedhje

bochsler:-qeveria-e-serbise-po-luan-me-karten-e-kosoves-ne-zgjedhje

Partia Progresive Serbe në pushtet po mundohet ta ndryshojë diskursin rreth të cilit bazohen zgjedhjet dhe loja me kartën e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Bochsler, profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Zgjedhjet e dhjetorit, të cilat janë shpallur për Kuvendin e Serbisë, janë legjitime, edhe pse janë të jashtëzakonshme, tha ai.

Megjithatë, ai vlerëson se Serbia është larguar nga demokracia.

Ai beson se Serbia, aktualisht, ka një sistem autoritar konkurrues, që “do të thotë kur kemi disa elementë të shoqërive autoritare, por ka ende konkurrencë elektorale”.

“Nëse më pyesni se me kë mund ta krahasoj Serbinë, mendoj se Serbia është e vendosur jo vetëm gjeografikisht, por edhe në aspektin demokratik mes Turqisë dhe Hungarisë”, tha Bochsler.

Ai nuk sheh se në Serbi ka një tendencë të fortë për të forcuar të djathtën, si në disa vende evropiane.

“Ka pasur gjithmonë një numër shumë të madh votuesish në Serbi me një orientim nacionalist të djathtë, vetëm aktorët që e mbështesin atë po ndryshojnë”, vëren Bochsler, i cili është gjithashtu profesor i asocuar për studimet e nacionalizmit dhe shkencave politike në Universiteti i Evropës Qendrore në Vjenë (CEU).

Ai vlerëson, gjithashtu, se në Ballkanin Perëndimor ekziston një fenomen që njerëzit nuk u besojnë partive, dhe se personalitetet janë shumë më të rëndësishme në politikë sesa partitë.