Burgjet me qira për Danimarkën, Deputeti i VV-së del kundër Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se nuk do të votojë “pro”, marrëveshjes për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës. Ai ka thënë se do të abstenojë në momentin kur kjo marrëveshje të hidhet në votim. Ky qëndrim i Gjyshincës vjen në momentin kur pozita është […]

Burgjet me qira për Danimarkën, Deputeti i VV-së del kundër Qeverisë
burgjet-me-qira-per-danimarken,-deputeti-i-vv-se-del-kunder-qeverise

burgjet-me-qira-per-danimarken,-deputeti-i-vv-se-del-kunder-qeverise

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se nuk do të votojë “pro”, marrëveshjes për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.

Ai ka thënë se do të abstenojë në momentin kur kjo marrëveshje të hidhet në votim. Ky qëndrim i Gjyshincës vjen në momentin kur pozita është në kërkim të votave të opozitës për ta kaluar marrëveshjen.

“I kuptojmë aleancat e linjat. Kosova ka ditur të jetë krah aleatëve. Është dëshmuar me Afganistanin, kemi pritur refugjatë. Mirëpo në lidhje me pikën të cilën po diskutojmë, dua ta shpreh shqetësimin tim që do të përkthehet pastaj në votë abstenuese.

Mbi çfarë ndërtohet ky shqetësim ka të bëjë më një refuzim ideologjik që unë e kam përballë nismave të tilla. E shoh në perspektivën e prestigjit të shtetit, të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Gjyshinca.

“Konsideroj se Kosova, se pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, e ka interesin e saj, traditën shtetërore, prestigjin, ruajtjen e sovranitetit. Dhe kështu ndërtohet prestigji në arenën ndërkombëtar. Intelektualist është e papranueshme një marrëveshje të tillë, edhe pse financiarisht mund të jetë e favorshme për Kosovën”, ka shtuar tutje.

“Por e shoh nga perspektiva neo-kolonialsite me mëlmesa orientale. E kam të pamundur të votoj për këtë marrëveshje. Kosova as nuk mundet as s’duhet të jetë paradhomë për kriminelë e për vepra të ndryshme penale”, shprehet deputeti kosovar.