Bytyqi për paralajmërimin e Macronit: Të merret seriozisht, në çdo moment mund të ndryshojë

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një intervistë për Front Online ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për çështjen e liberalizimit të vizave. Ajo kërkon që deklarata e tij duhet të merret seriozisht nga Qeveria, pasi që sipas saj mund të ndryshojë në çdo moment. “Kryeministri Kurti duhet me e marr […]

Bytyqi për paralajmërimin e Macronit: Të merret seriozisht, në çdo moment mund të ndryshojë
bytyqi-per-paralajmerimin-e-macronit:-te-merret-seriozisht,-ne-cdo-moment-mund-te-ndryshoje

bytyqi-per-paralajmerimin-e-macronit:-te-merret-seriozisht,-ne-cdo-moment-mund-te-ndryshoje


Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një intervistë për Front Online ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ajo kërkon që deklarata e tij duhet të merret seriozisht nga Qeveria, pasi që sipas saj mund të ndryshojë në çdo moment.

“Kryeministri Kurti duhet me e marr më serioz deklaratën e Macronit, sepse mesazhet politike të cilat jepen, sepse unë mendoj që ai ka qenë mesazh politik, dhe duhet ta marrë pak më seriozisht këtë qasje, sepse asnjëherë nuk i dihet, përderisa ne ende nuk i kemi liberalizimin e vizave në çdo moment mund të ndryshojë ky mendim”, tha ajo.