Çfarë shkruajnë mediat botërore për shitjen e raketave amerikane në Kosovë?

Informatat se Kosova do të blejë raketat amerikane “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zhgënjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me këtë vendim, janë transmetuar jo vetëm nga mediat vendase, por edhe nga mediat botërore, transmeton FrontOnline. Agjencia turke Anadolia transmeton deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili i […]

Çfarë shkruajnë mediat botërore për shitjen e raketave amerikane në Kosovë?
cfare-shkruajne-mediat-boterore-per-shitjen-e-raketave-amerikane-ne-kosove?

cfare-shkruajne-mediat-boterore-per-shitjen-e-raketave-amerikane-ne-kosove?

Informatat se Kosova do të blejë raketat amerikane “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zhgënjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me këtë vendim, janë transmetuar jo vetëm nga mediat vendase, por edhe nga mediat botërore, transmeton FrontOnline.

Agjencia turke Anadolia transmeton deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili i ka thënë Vuçiqit se SHBA-të kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave kundërtank “Javelin”.

Anatolia shton se Vuçiq ka thënë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë.

Raketa portative antitank FGM-148 “Javelin” u bë e njohur gjatë luftës ruso-ukrainase”, shkruan Anadolia.

Mediat tjera botërore më së shumti raportojnë informacione nga agjencia Associated Press (AP) se Serbia është e zhgënjyer me shitjen e mundshme të raketave antitank amerikane në Kosovë.

ABC News , duke cituar AP, shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se ka miratuar shitjen e mundshme të 246 raketave dhe pajisjeve të lidhura me Kosovën me një kosto të vlerësuar prej 75 milionë dollarësh.

“Kosova ka forcuar forcat e saj të armatosura me dronë dhe raketa antitank kryesisht nga Turqia, gjë që zemëroi Beogradin”, raporton ABC News.

Washington Times shkruan, “Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë,” tha Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake e Departamentit të Shtetit të SHBA.

Siç shtojnë ata, shitja e propozuar e sistemit raketor në Kosovë vjen në mes të tensioneve në rajon.

“Serbia i ka zhvendosur trupat e saj disa herë në muajt e fundit në kufi, i cili ruhet nga trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO dhe forcat e armatosura të Kosovës, në ato që Perëndimi i pa si veprime armiqësore”, raporton Washington Times.

US.news duke deklaruar se Vuçiq tha këtë muaj se Serbia ka një nga ushtritë më të forta në Ballkan, duke vënë në dukje “numrin e madh” të tankeve që mori nga Rusia para pushtimit të Ukrainës.

“Ai premtoi se do të vazhdojë të blejë armë nga Kina dhe vende të tjera, duke përfshirë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë”./FrontOnline/