Çitaku: Kurti duhet t`i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe të mësojë nga ta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shkojë dhe t`i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se gjatë kësaj vizite ai duhet të mësojë nga Thaçi dhe të tjerët, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale. Ajo i […]

Çitaku: Kurti duhet t`i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë dhe të mësojë nga ta
citaku:-kurti-duhet-t`i-vizitoje-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage-dhe-te-mesoje-nga-ta

citaku:-kurti-duhet-t`i-vizitoje-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage-dhe-te-mesoje-nga-ta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shkojë dhe t`i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se gjatë kësaj vizite ai duhet të mësojë nga Thaçi dhe të tjerët, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ajo i ka kritikuar videot e VV-së, të cilat kanë për synim ta kritikojnë punën e ish-presidentit të Kosovës.

“Presidenti Thaçi në intervistën e tij, kur flet për Kosovën dhe aleatët, e thotë që falënderimi më i madh për mbështetësit e Kosovës është suksesi ynë. Edi Rama e ka bërë Shqipërinë pikë referente në turizëm, kulturë, art. Përtej kësaj, Edi ka vendosur ta marrë mbi supe një betejë jo të lehtë e me shumë kokëçarje për të, mbrojtjen publike dhe diplomatike të luftës së UÇK-së. Kryeministri Kurti jo vetëm që nuk i ka vizituar, po në videot e VV vazhdon ta përgojojë Presidentin Thaçi, ndonëse ai nuk është këtu për t’i dhënë përgjigje. Kryeministri duhet të shkojë në Hagë, t’i takojë, e që besa edhe të mësojë nga ata”, ka thënë Çitaku.