Vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes: “Ti rri këtu”

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes. Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë fjalët e Naim Murselit, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij. Ai tha se Murseli […]

Vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes: “Ti rri këtu”

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes.

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë fjalët e Naim Murselit, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij.

Ai tha se Murseli i ka thënë se pas grabitjes së inskenuar, ai kinse kishte kërkuar ndihmë.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjith↨çka për fëmijët”, tha Liridon Ademaj.

Vëllai i të resë e cila u vra mizorisht, tregoi se si bashkëshorti i saj e la të vritej, pasi e orkestroi vetë gjithë ngjarjen.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thiotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Liridon Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.