“Çmimi për Guxim – Vasfije” i ndahet mjekut të luftës, Shukri Gërxhaliu që kishte trajtuar me dhjetëra gra të dhunuara

Në shënimin e 24 vjetorit të themelimit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ndarë çmimin vjetor “Çmimin për Guximi Vasfije” (Vasfije Courage Award). Ky çmim i është ndarë mjekut të luftës, Shukri Gërxhaliu, I cili kishte trajtuar me dhjetëra gra të dhunuara nga viti 1999 deri në vitin 2014. “’Çmimin […]

“Çmimi për Guxim – Vasfije” i ndahet mjekut të luftës, Shukri Gërxhaliu që kishte trajtuar me dhjetëra gra të dhunuara
“cmimi-per-guxim-–-vasfije”-i-ndahet-mjekut-te-luftes,-shukri-gerxhaliu-qe-kishte-trajtuar-me-dhjetera-gra-te-dhunuara

“cmimi-per-guxim-–-vasfije”-i-ndahet-mjekut-te-luftes,-shukri-gerxhaliu-qe-kishte-trajtuar-me-dhjetera-gra-te-dhunuara

Në shënimin e 24 vjetorit të themelimit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ndarë çmimin vjetor “Çmimin për Guximi Vasfije” (Vasfije Courage Award).

Ky çmim i është ndarë mjekut të luftës, Shukri Gërxhaliu, I cili kishte trajtuar me dhjetëra gra të dhunuara nga viti 1999 deri në vitin 2014.

“’Çmimin për Guximi Vasfije’ (Vasfije Courage Award) iu nda Dr. Shukri Gërxhaliu, mjek në luftë dhe në paqe, i cili dha kontribut të çmuar për drejtësi. Dr. Gërxhaliu përveç që kishte trajtuar shumë të mbijetuar të dhunës seksuale të kohës së luftës, ai ishte dëshmitar në proceset gjyqësore për krimet e luftës. Para vdekjes së tij, ishte njëri ndër dëshmitarët në procesin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës e cila triumfoi në procesin gjyqësor kundër Zoran Vukotiq”, thuhet në komunikatën për media.

Gërxhaliu ka ndërruar jetë më 26 shtator 2023. “Trashëgimia që Dr. Gërxhaliu la pas, nuk kufizohet vetëm në trajtimet mjekësore, por rrezaton edhe në mirësinë dhe dhembshurinë e thellë që ai ndau me çdo pacient. Doktor Gërxhaliu, na kujton të gjithëve fuqinë e njerëzimit për të shëruar dhe për t’u ngritur edhe në kohërat më sfiduese, prandaj ky çmim i ndahet për të kujtuar veprat dhe kontributin e tij për të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, ka marrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “e cila foli për mbështetjen e vazhdueshme institucionale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës; kontributin e pashoq të Dr. Gërxhaliut në ofrimin e ndihmës profesionale dhe njerëzore për të mbijetuarit; si dhe përkushtimin që QKRMT-ja ka treguar ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale qysh nga koha e menjëhershme e pasluftës duke shërbyer si derë e vetme ku të mbijetuarat gjetën rehabilitim, ngushëllim dhe shërim për vuajtjet që kishin përjetuar”.

“Ndërsa familjarët e Dr. Shukri Gërxhaliu të cilët pranuan çmimin, shprehën mirënjohjen ndaj QKRMT-së për nderimin e jetës dhe veprës së Dr. Gërxhaliut, duke ndarë dhe evokuar momente të veçanta nga puna sa fisnike, po aq edhe unike e Dr. Gërxhaliut”.

“Falënderojmë mediat për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës”, thuhet më tej në njoftim.