Krasniqi takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, flasin për kryetarët veriorë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe ata të Bashkimit Evropian. Temë e takimit të tyre ka qenë situata e katër komunave veriore dhe kryetarët e tyre. “Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat […]

Krasniqi takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, flasin për kryetarët veriorë
krasniqi-takon-perfaqesuesit-e-quint-it-dhe-be-se,-flasin-per-kryetaret-veriore

krasniqi-takon-perfaqesuesit-e-quint-it-dhe-be-se,-flasin-per-kryetaret-veriore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe ata të Bashkimit Evropian.

Temë e takimit të tyre ka qenë situata e katër komunave veriore dhe kryetarët e tyre.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka shkruar Krasniqi.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”.