Deliu e paditi për shpifje, Haxhiu: Më paska paditur për të vërtetën, do ta bëjmë publik raportin financiar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ministrja Haxhiu ka deklaruar se deputetja Deliu ka marrë 2500 euro pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Për padinë që i është ngritur, ka reaguar vet ministrja Haxhiu. Ajo ka […]

Deliu e paditi për shpifje, Haxhiu: Më paska paditur për të vërtetën, do ta bëjmë publik raportin financiar
deliu-e-paditi-per-shpifje,-haxhiu:-me-paska-paditur-per-te-verteten,-do-ta-bejme-publik-raportin-financiar

deliu-e-paditi-per-shpifje,-haxhiu:-me-paska-paditur-per-te-verteten,-do-ta-bejme-publik-raportin-financiar


Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se deputetja Deliu ka marrë 2500 euro pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Për padinë që i është ngritur, ka reaguar vet ministrja Haxhiu.

Ajo ka thënë se është paditur për të vërtetën që ka thënë.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se do ta bëjnë publike raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.

Postimi i saj i plotë:

Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë.

Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.

Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht.

Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm.