Deputeti Berisha: Kurti do ta ndërtojë kauzën e tij për zgjedhje kinse është kundër Asociacionit

Pas kërkesave të shumta të faktorit ndërkombëtar se Qeveria duhet ta themelojë asociacionin në bazë të draft-statutit të propozuar nga BE-ja, kryeministri Albin Kurti ka thënë se BE-ja dhe presidenti serb Vuçiq e kanë humbur shansin më 26 tetor në Bruksel, kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin, ndërsa Vuçiq jo. Por deputeti i […]

Deputeti Berisha: Kurti do ta ndërtojë kauzën e tij për zgjedhje kinse është kundër Asociacionit
deputeti-berisha:-kurti-do-ta-ndertoje-kauzen-e-tij-per-zgjedhje-kinse-eshte-kunder-asociacionit

deputeti-berisha:-kurti-do-ta-ndertoje-kauzen-e-tij-per-zgjedhje-kinse-eshte-kunder-asociacionit


Pas kërkesave të shumta të faktorit ndërkombëtar se Qeveria duhet ta themelojë asociacionin në bazë të draft-statutit të propozuar nga BE-ja, kryeministri Albin Kurti ka thënë se BE-ja dhe presidenti serb Vuçiq e kanë humbur shansin më 26 tetor në Bruksel, kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin, ndërsa Vuçiq jo.

Por deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për Front Online ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk do ta themelojë këtë vit Asociacionin.

Dhe, këtë e thotë për një arsye.

“Ky taktikisht në aspektin strategjik politik nuk e bën Asociacionin në këtë mandat sepse është vetëvrasje politike për të. Të gjithë e dimë se ajo është një shtet paralel dhe çfarë është taktizimi i tyre. Dalja tani për retorikë, për konsumim të brendshëm, dalja hapur kinse jemi kundër këtij drafti dhe kundër themelimit të Asociacionit, do ta ndërtojë kauzën e tij dhe në zgjedhje do të shkojë pikërisht me këtë formulë. Ne nuk bëjmë Asociacion, urdhëroni votoni të tjerët nëse dëshironi me bë”, është shprehur Berisha për Front Online.

Sipas tij, pavarësisht kësaj Asociacioni po implementohet në heshtje.