Deputeti i VV-së: Deputetët e opozitës në Komisionin Hetimor kanë bërë deklarata për ‘Tik-Tok’, s’kanë ditur ta menaxhojnë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë. Ai thotë se deputetët e opozitës që kanë qenë pjesë e Komisioneve kanë bërë deklarata në rrjete sociale. Akuzën direkte e ka hedhur tek drejtuesi i komisionit, Rashit Qalaj. ”Unë kam qenë në Komisionin për Rezerva Shtetërore dhe […]

Deputeti i VV-së: Deputetët e opozitës në Komisionin Hetimor kanë bërë deklarata për ‘Tik-Tok’, s’kanë ditur ta menaxhojnë
deputeti-i-vv-se:-deputetet-e-opozites-ne-komisionin-hetimor-kane-bere-deklarata-per-‘tik-tok’,-s’kane-ditur-ta-menaxhojne

deputeti-i-vv-se:-deputetet-e-opozites-ne-komisionin-hetimor-kane-bere-deklarata-per-‘tik-tok’,-s’kane-ditur-ta-menaxhojne


Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë.

Ai thotë se deputetët e opozitës që kanë qenë pjesë e Komisioneve kanë bërë deklarata në rrjete sociale.

Akuzën direkte e ka hedhur tek drejtuesi i komisionit, Rashit Qalaj.

”Unë kam qenë në Komisionin për Rezerva Shtetërore dhe përgjigjen më të mirë e jep Instituti për Demokraci në Kosovë, i cila ka thënë se nuk ka ditur të menaxhohet Komisioni Hetimor. Ndërkohe opozita ka bërë deklarata vetëm sa për Tik-Tok dhe rrjete tjera sociale. Rashit Qalaj nuk ka ditur të menaxhoj komisionin hetimor”, është shprehur Thaçi.

Deputeti i VV-së ka treguar arsyen pse e kanë bojkotuar këtë Komision.

“Është e vërtetë se ne si shumicë e kemi bojkotuar për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, por ne nuk i kemi ikur këtij komisioni, ne kemi deklaruar pse nuk kemi marr pjesë, për kohën sa kemi qenë pjesë e komisionit, nuk kanë ditur të menaxhojnë me komision. Kanë dërguar kërkesa në ministri, pa aprovimin e komisionit e ne si komision na kërkohet ta respektojmë ligjin në përpikëshmëri”, theksoi deputeti Thaçi.