Deputetja Krasniqi: Kryeministri Kurti ka krijuar mjegull në veri që ta bëjë Asociacionin

Situata e tensionuar në veri tash e disa kohë, sipas deputetes së LDK-së, është krijuar nga vetë kryeministri i vendit. Rrezarta Krasniqi tha për Front Online se krejt ky tensionim ka ardhur si shkak i formimit të Asociacionit. Ajo thotë se procesi i dialogut nuk ka pasur transparencë. Deputetja Krasniqi ka kritikuar Kurtin edhe për […]

Deputetja Krasniqi: Kryeministri Kurti ka krijuar mjegull në veri që ta bëjë Asociacionin
deputetja-krasniqi:-kryeministri-kurti-ka-krijuar-mjegull-ne-veri-qe-ta-beje-asociacionin

deputetja-krasniqi:-kryeministri-kurti-ka-krijuar-mjegull-ne-veri-qe-ta-beje-asociacionin


Situata e tensionuar në veri tash e disa kohë, sipas deputetes së LDK-së, është krijuar nga vetë kryeministri i vendit.

Rrezarta Krasniqi tha për Front Online se krejt ky tensionim ka ardhur si shkak i formimit të Asociacionit.

Ajo thotë se procesi i dialogut nuk ka pasur transparencë.

Deputetja Krasniqi ka kritikuar Kurtin edhe për personat e pagjetur.

“Një proces i dialogut që nuk ka pasur transparencë, Kurti asnjëherë nuk ka ardh me raportuar në Kuvend, vetëm nëse e kemi thirr në interpelancë. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet, të gjitha parimet i ka shkelur. Gjendjen në veri, Kurti e ka krijuar të bëjë mjegull që të kaloj më lehtë Asociacioni. Familjarët e personave të pagjeturit i ka mashtruar, deri më tash nuk dimë asgjë për fatin e tyre edhe pse ka premtuar shumë. Kjo Qeveri as nuk dinë e as nuk pyet”, deklaroi Krasniqi.

Siç dukët Kurti, Burgun e Dubravës ka dashur ta zgjeroj që të hyjnë hajnat e partisë së vetë, thotë Krasniqi.

“Kurti para se me ardh në pushtet ka thënë që Burgun e Dubravës do ta bëjë disa kate më të larta që me hy të gjithë hajnat aty, por tash krejt hajnat janë të partisë së vetë si rasti i Nagip Krasniqi, Faruk Mujkës e Martin Berisha,j ku po del një qeveri dhe po bëhen avokat të tij. Kanë ardh në qeverisje me luftuar korrupsionin, e kënd po e qojnë në burg sot, njerëzit e LVV-së”, tha ajo për Front Online.