Kurti i kërkon komunitetit rom të përfshihet në procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. Kurti, tha se Qeveria synon që të përfshijë në punësim komunitetet. Ai tha se është shumë e rëndësishme që komuniteti rom të përfshihet edhe në procesin […]

Kurti i kërkon komunitetit rom të përfshihet në procesin e regjistrimit të popullsisë
kurti-i-kerkon-komunitetit-rom-te-perfshihet-ne-procesin-e-regjistrimit-te-popullsise

kurti-i-kerkon-komunitetit-rom-te-perfshihet-ne-procesin-e-regjistrimit-te-popullsise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti, tha se Qeveria synon që të përfshijë në punësim komunitetet. Ai tha se është shumë e rëndësishme që komuniteti rom të përfshihet edhe në procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Jemi duke e adresuar çështjen e punësimit. Kemi krijuar platformë për praktikë me pagës ky synojmë që 15 për qind e tyre të jenë nga komunitete. Edhe më fushën e sigurisë është rritur numri i komuniteteve. Qeveria ka investuar 200 mijë euro në qendrat mësimore si ndihmë për nxënësit rom, ashkali edhe egjiptian. Kemi vazhduar me bursa për nxënës në shkollat e mese e universitet”.

“Për ne si shtet është e domosdoshme që ta planifikojmë strukturën për qytetarët e regjistrimi i popullsisë është procesi me serioz. Regjistrimi i popullsisë është pasqyra e një populli. Pa regjistrim të popullsi ne jemi pa pasqyrë. Jemi të përkushtuar që komuniteti rom të jetë i përfshirë në procesin e regjistrimit”.

Deputeti Erxhan Galushi, tha se një angazhim i tillë nga ana e qeverise shfaqë përkujdesje dhe ndihmon në ndërtimin e një mjedisi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, raporton EO.

“Një angazhim i tillë shfaqë përkujdesje dhe ndihmon në ndërtimin e një mjedisi të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

“Do të kujdesim se rekomandimet dhe nevoja e komunitetit rom nga takimit i sodit të reflektohen në politikat dhe masat konkrete që do të adresohen sfidat dhe problematikat e tyre”, tha ai.