Dështoi konstituimi i Komisionit për rezerva, Hoti: Urdhërat për mospjesëmarrje vijnë nga komisarët dhe nga kryeministri

Për të pestën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit Parlamentar për rezervat shtetërore. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata që po i urdhërojnë deputetët e VV-së, që të mos amrrin pjesë vijnë nga komisarët dhe […]

Dështoi konstituimi i Komisionit për rezerva, Hoti: Urdhërat për mospjesëmarrje vijnë nga komisarët dhe nga kryeministri
deshtoi-konstituimi-i-komisionit-per-rezerva,-hoti:-urdherat-per-mospjesemarrje-vijne-nga-komisaret-dhe-nga-kryeministri

deshtoi-konstituimi-i-komisionit-per-rezerva,-hoti:-urdherat-per-mospjesemarrje-vijne-nga-komisaret-dhe-nga-kryeministri

Për të pestën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit Parlamentar për rezervat shtetërore.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata që po i urdhërojnë deputetët e VV-së, që të mos amrrin pjesë vijnë nga komisarët dhe nga kryeministri.

Postimi i tij i plotë:

Edhe sot, për të pestën herë, ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dyshimet për procedurat për sigurimin e rezervave shterërore.

Urdhërat që i detyrojnë deputetët e mazhorancës të mos paraqiten në komision vijnë nga komisarët e nga kryeministri, i cili gjysmën e vizitave jashtë i ka në seminare e shkolla politike të së majtës në Greqi e vende tjera.

Fatkeqësisht, këta deputetë janë bërë pjesë e maskaradës politike të Kurtit, i cili po angazhohet me ngulm që t’i pamundësoj opozitës të ushtrojë rolin e saj mbikëqyrës të punës së Qeverisë.

Mospjesëmarrja e mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, mospërgjigja e Kryeministrit në pyetjet parlamentare të opozitës, si dhe pamundësimi i punës së Komisionit Hetimor Parlamentar përbëjnë akte antikushtetuese dhe pamundësojnë funksionimin e demokracisë parlamentare në Kosovë.

Padyshim se kjo anomali do të dëmtojë procesin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku respektimi i praktikave demokratike dhe lirive janë shumë të rëndësishme. Kjo anomali do të mbetet njollë e zezë dhe episod fatkeq në demokracinë parlamentare të Kosovës./Front Online