Vuçiqi ankohet tek O’Brien për dinarin, sa i përket vizitës në Kosovë thotë se vetëm ka shprehur dëshirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup. Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione. “Fola me O’Brien për […]

Vuçiqi ankohet tek O’Brien për dinarin, sa i përket vizitës në Kosovë thotë se vetëm ka shprehur dëshirë
vuciqi-ankohet-tek-o’brien-per-dinarin,-sa-i-perket-vizites-ne-kosove-thote-se-vetem-ka-shprehur-deshire

vuciqi-ankohet-tek-o’brien-per-dinarin,-sa-i-perket-vizites-ne-kosove-thote-se-vetem-ka-shprehur-deshire

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup. Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vuçiq.

Ai  ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien.

Gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë.

Vuçiqi ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën, shkruan Kosovo Online.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq./express