Dështon për të shtatën herë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Për herë të shtatë sot deputetët e opozitës kanë tentuar që ta konstituojnë Komisionin për rezervat shtetërore. Mirëpo në këtë mbledhje kanë munguar sërish deputetët e VV’së. Qalaj ka thënë se deputetët e VV’së janë duke e bojkotuar punën e këtij komisioni në mënyrë të planifikuar “me qëllim që të gjitha dyshimet për keqpërdorime të […]

Dështon për të shtatën herë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore
deshton-per-te-shtaten-here-konstituimi-i-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore

deshton-per-te-shtaten-here-konstituimi-i-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore

Për herë të shtatë sot deputetët e opozitës kanë tentuar që ta konstituojnë Komisionin për rezervat shtetërore. Mirëpo në këtë mbledhje kanë munguar sërish deputetët e VV’së.

Qalaj ka thënë se deputetët e VV’së janë duke e bojkotuar punën e këtij komisioni në mënyrë të planifikuar “me qëllim që të gjitha dyshimet për keqpërdorime të mos dalin në publik”.

Ai ka thënë se e kishin planifikuar ta thërrasin zv/kryeministrin Besnik Bislimin, Ridvan Tahirin, Naser Idrizin, kompaninë turke, drejtorin e Doganës Agron Llugaliu, drejtorin e AKI’së Petrit Ajeti, përfaqësues nga Dogana e Durrësit dhe disa të tjerë.

Ndërsa deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, ka thënë se prokuroria duhet t’i marrë në pyetje deputetët që nuk po vijnë në komision.

“Nuk e di se ku e kanë hallin që s’po vinë, a e kanë që po dinë diçka më tepër se na, ose që janë bashkëkryes të veprës penale”, tha ajo.

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se deputetët e VV’së po duan t’i ikin të vërtetës.

“Mendoj që të kemi një seancë dëgjimorë dhe t’i drejtohemi edhe një herë kryetarit të parlamentit t’i rishqyrtojë anëtarët e këtij komisioni, nëse nuk janë të interesuar t’i zëvendësoj me tjerë”, tha ai.

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku, ka thënë që nëse deputetët e VV’së s’vijnë edhe një herë do të ftohet seancë e jashtëzakonshme.

Anëtarët e këtij komisioni nga VV janë Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta Isufi, Halil Thaçi dhe Sali Zyba.